Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një ngjarje shqetësuese të ndodhur mbrëmjen e sotme pranë “Shkollës së Bashkuar” në Tiranë.
Sipas saj, një burrë mbi 60-vjeç dyshohet se ka prekur në bark një vajzë rreth 18-19 vjeçe, teksa ajo po priste autobusin bashkë me shoqet e saj. Vajzat iu drejtuan për t’i kërkuar llogari, por i moshuari, në vend që të sqaronte veprimin, i ka pështyrë në fytyrë.
Në videon e dërguar në redaksinë tonë shihet momenti i debatit mes vajzave dhe burrit, i cili sipas vajzës që filmoi quhej “Beni”. Menjëherë pas kësaj, një tjetër qytetar ndërhyn dhe e largon të moshuarin dhe e godet me shuplakë.
Denoncuesja shprehet se ky veprim i tij ishte i qëllimshëm dhe kërkon që policia të marrë masa urgjente, pasi në zonë ndodhen edhe një konvikti dhe një gjimnaz, ku ka shumë vajza të mitura.
Aktualisht, nuk dihet nëse rasti është raportuar në polici.