Ministria e së Vërtetës zbulon ekskluzivisht emrat e kabinetit të ri Rama IV

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.09.2025, 20:22

Emocioneve i ka ardhur fundi, teksa Ministria e së Vërtetës ka zbuluar ekskluzivisht kabinetin i ri qeveritar Rama IV.

Bindshëm në krye të Kuvendit të Shqipërisë do të jetë një dhe i vetmi Lulzim Basha, vija e mesit mes bluve dhe mavive. Ky i fundit i ka premtuar KM se do dremisë thellë çdo seancë në mënyrë që fjala t'u mbetet vetëm socialistëve.

Zëvendëskryeministër, në krahun e djathtë të Ramës është pozicionuar dhëndri i Sali Berishës Abi Malltezi.

Diplomacinë shqiptare do ta përfaqësojë Suada Muça në TikTok, kryesisht me bazë Dubain.

Ministria e Mbrojtjes i është besuar Tik Lapajt, pasi fiku zjarret e furishme në jug të vendit me një bidon me ujë.

Ministria më e rëndësishme do i besohet të penduarit Nuredin Dumani sapo të kalojë helmimin me karkaleca.

Drejtësinë do ta garantojë Kreshnik Çoçaj, pasi korruptoi me sukses çdo prokuror e gjykatës në vend për shitjen e kokainës në taksitë e tij.

Financat kalojnë në duart e Ermal Mamaqit me tutor Elon Musk.

Infrastruktura do të jetë përgjegjësi e Pashk Rrapit pasi bëri copë rrugët e vendit me kamionët e betonieret e tij orar pa orar.

Në Bujqësi, Mul Noka ka marrë denjësisht titullin kreu i ministrisë së dhenve për shkak të sjelljes si çoban.

Turizmin do ta zhvillojë Gjergj Luca duke i joshur me oferta pune skllavëruese të huajt në pastrimin e karkalecit.

Ministër i Arsimit është emëruar personazhi kontravers Kozak Braçi pas edukimit të brezave të rinj në TikTok, ndërsa ministër Kulture është zgjedhur Nojzi i cili ka bërë gati "DISS"in për Altin Dumanin.

Antikorrupsionin nuk e përfaqëson askush më denjësisht se Erion Veliaj.

Ekonomia shkon në duart e Endri Meksit pasi menaxhon me eficencë mosdhënien e pagave punonjësbe të tij.

Dixhitalizimi te Zegjine Çaushaj pasi patëm fatin të shikonim fytyrën e saj në çdo rrjet social duke sharë opozitën.

Diaspora do të përfaqësohet me krenari nga Diamanti Blu në Kinë e më gjerë.

Së fundmi, Shëndetësia i besohet Edmond Begos, mjekut shembull se si zhvaten pacientët e mjerë në sistemin shëndetësor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit