Një situatë absurde ndodh në Tiranë në zonën e Myslym Shyrit. Hyrja e çerdhes dhe e kopshtit në këtë lagje është bllokuar pothuajse çdo ditë nga automjetet e parkuara pa kriter, duke e bërë të pamundur qasjen normale për fëmijët.
Prindërit që shoqërojnë të vegjlit e tyre me karroca përballen me situata të pazakonta. Ata detyrohen t’i ngrenë karrocat në krah sepse trotuari dhe hyrja kryesore janë zaptuar.
Pamjet e dërguara nga qytetari tregojnë se hyrja e institucionit arsimor është kthyer në një parking privat, ku makinë pas makine pengojnë kalimin.
Në një zonë ku duhet të garantohet siguria dhe lehtësia e lëvizjes për fëmijët, duket se mbizotëron anarkia urbane.
Denoncimi i qytetarit:
Hyrja e çerdhes dhe e kopshtit në Myslym Shyr, karrocat ngrihen në krah se s’kanë ku kalojnë.