Një prind nga Kamza i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar situatën me librat falas që shpërndahen në shkollën 9-vjeçare “Isa Boletini” në Kodër Kamëz.
Sipas saj, librat që u janë dhënë disa nxënësve janë në gjendje skandaloze, të grisur e të shkarravitur, ndërsa fëmijëve të tjerë u jepen libra më të rinj dhe pothuajse të papërdorur. Ajo akuzon mësuesit se bëjnë dallime dhe favorizojnë vetëm ata nxënës që i njohin ose që u servilosen.
Në mesazhin e tij, prindi shprehet se kjo mënyrë shpërndarjeje është e padrejtë dhe se po krijon terren edhe për bullizim mes fëmijëve. Ajo paralajmëron se, nëse situata nuk ndryshon, do të publikojë emrat e mësuesve të përfshirë.
Nëna, e cila ka një fëmijë në klasën e shtatë në këtë shkollë, ka dërguar edhe një video ku tregohet gjendja e librave të marrë nga nxënësit.