Bulqizë, nga pesë fshatra vetëm një nxënës i regjistruar në klasë të parë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.09.2025, 17:52

Fenomeni i shpopullimit po lë gjurmë të dhimbshme në arsimin në vend. Në Bulqizë, Njësisa Administrative Shupenzë në fshatrat: Zogje, Kovashicë, Shtushaj, Mazhicë dhe Bllacë për këtë vit shkollor është regjistruar vetëm një nxënës i klasës së parë.

Të gjithë fëmijët e këtyre fshatrave ndjekin mësimet në shkollën 9-vjeçare “Man Jella” në Zogje. Por ajo që dikur ishte një shkollë e mbushur me jetë, ku rreth 500 nxënës ndanin bankat dhe oborrin, sot ka mbetur me vetëm 32. Sipas drejtuesve të institucionit, për vitin shkollor 2025–2026, në klasën e parë ka hyrë vetëm një fëmijë, duke e kthyer këtë shifër në simbol të boshatisjes së fshatrave.

Rënia drastike e nxënësve nuk është thjesht problem arsimor, por një pasqyrë e qartë e shpopullimit masiv. Familjet largohen drejt qyteteve më të mëdha ose jashtë vendit, duke lënë fshatin bosh dhe shkollat pa zëra fëmijësh. Nëse kjo prirje vazhdon, shumë shkolla rurale në Bulqizë apo kudo tjetër rrezikojnë të mbyllen përfundimisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit