Një nënë ka ngritur një denoncim shqetësues në lidhje me veprimet e dyshuara abuzive në një çerdhe shtetërore të ndodhur pranë banesave sociale në zonën e Shkozës.
Sipas saj, të gjithë prindërit janë detyruar të paguajnë nga 50 mijë lekë të vjetra në mënyrë informale, me pretendimin se kjo shumë është për 'dëmet' që mund të shkaktojnë fëmijët në ambientet e çerdhes.
Ajo ka treguar se ditën e sotme ka çuar për herë të parë fëmijën në çerdhe, por në dalje drejtoresha e ka thirrur në zyrën e saj dhe i ka kërkuar 50 mijë lekëshin në dorë, jashtë pagesës zyrtare që është kryer më parë në postë.
Sipas saj, drejtoresha ka bërë të njëjtë gjë edhe me prindërit e fëmijëve të tjerë, edhe pse çdo muaj duhet të sjellin ujë, letra të lagura dhe të thata, sapunë dhe produkte të tjera higjienike, përveç pagesave mujore për qëndrimin dhe ushqimin e fëmijëve.
Ajo thotë se prindërit ndihen të detyruar të pranojnë këtë kërkesë nga frika se fëmijët e tyre mund të trajtohen keq nga stafi nëse ata ankohen.
Ky rast ngre shqetësime serioze për funksionimin e institucioneve të kujdesit ndaj fëmijëve dhe kërkohet ndërhyrje të menjëhershme nga Bashkia e Tiranës, Drejtoria e Kopshteve dhe Çerdheve si dhe Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe Shëndetit Publik. Nëse denoncimi rezulton i vërtetë, përbën shkelje të rëndë të ligjit dhe një abuzim flagrant me detyrën, që cënon dinjitetin e prindërve dhe sigurinë e fëmijëve në institucionet publike.
Denoncimi i prindit:
"Pershendetje, kam nje shqetesim. Jam nje nene me tre femije dhe sot cova femijeve e vogel ne cerdhe per ta mesuar. Doli drejtoresha dhe me mori ne zyren e saj, jo vetem mua po e shume te tjere dhe na mori nga 5000 mije leke dhe na dha nje fature qe nuk vlen per asnje gje. Plus qe pagova ne post ne Shkoze, Tirane. Keshtu u ka marre te gjithe prinderve me protekstin se mos prishin ndonje bebat 1 vjec. Te lutem anonim se na trajtojne keq bebat pastaj. Ajo eshte cerdhe ne shtet te banesat sociale ne Shkoze vetem se nuk dua te dal me emer se na rrafin bebat. Pastaj plus qe cdo muaj duhet te cojme uje, sapuna, letera te lagura e te thata e pervec ketyre paguajme dhe cdo muaj faturat si fillim paguhet ne post 50 mije leke, 50 tjera i mori dretoresha per qefin e saj dhe jam e bindur per kete. Pastaj cdo fund muaj na vjen nje fatur qe paguhet per femijne sa dite e con dhe per ushqinin eshte dy mije leke te vjetra ne dite. Majlinda e ka emrin drejtoresha."
