Një kamion i ngarkuar me tallash të pa mbuluar ka shkaktuar shqetësim sot në aksin Korçë-Maliq, duke krijuar një situatë të rrezikshme për automjetet dhe kalimtarët.
Copëza tallashi fluturonin në rrugë për shkak të erës, duke rritur rrezikun e aksidenteve.
Ngjarja vjen si një paralajmërim për të gjithë shoferët dhe personat që përdorin rrugët: ngarkesat e pa mbuluara mund të shkaktojnë rrezik serioz për sigurinë e trafikut.
Fatmirësisht, në këtë rast nuk pati incidente , por rasti tregon se edhe ngjarjet që mund të duken të vogla mund të krijojnë situata të rrezikshme në rrugë.
Denoncimi i qyeterit:
Fluturon tallashi në rrugë për qejf! Pa e mbuluar fare, aksi Korçë- Maliq.