Sekuestrohen aparate (POS) që shërbenin për pagesa me valutë të dinarit në veri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.09.2025, 21:16

Policia e Kosovës njofton se sot, në kuadër të një kontrolli në disa biznese-lokale në komunën e Mitrovicës Veri në shtatë biznese të ndryshme ka hasur në shtatë aparate-POS të cilat kanë shërbyer për kryerjen e pagesave në valutën dinar.

Sipas policisë, në lidhje me këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili, ka udhëzuar që këto aparate të sekuestrohen përkohësisht dhe të iniciohet rast për veprën penale “Keqpërdorim i autorizimeve ekonomike”.

“Ne lidhje me rastin nuk ka persona të arrestuar, ndërsa sipas kompetencave rasti ka kaluar për trajtim nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike – Rajoni Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit