Banorët e Mëzezit pa rrugë, kanalizime e kosha plehrash: Bashkia thotë s’është përgjegjësia jonë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.09.2025, 16:48

Banorët e rrugës “Kecja/Shima” në zonën e Mezezit, Tiranë, kanë denoncuar në redaksinë e JOQ Albania, mungesën e infrastrukturës bazë dhe neglizhencës nga institucionet shtetërore për zonën ku banojnë.

Sipas denoncuesve, prej më shumë se 3–4 vitesh, ata kanë bërë kërkesa të vazhdueshme në Bashkinë e Tiranës për të ndërhyrë në zonë, por kanë marrë vetëm përgjigje të tipit “nuk është në kompetencën tonë, por e Drejtorisë së Investimeve Rrugore”, pa asnjë veprim konkret në terren.

Aktualisht, sipas banorëve, situata është kritike pasi në zonë mungojnë kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza, që përbëjnë rrezik për shëndetin dhe ndotin tokat përreth, rrugët janë paasfaltuara dhe të pakalueshme veçanërisht gjatë shirave, mungesë totale e ndriçimit publik dhe kazanësh plehrash, duke i detyruar banorët të hedhin mbeturinat ku të mundin.

Ata thonë se ujërat e zeza i kanë në tokat e komshinjve, ndërkohë në lagjet përreth është bërë gjithçka ndriçim, rrugë, kanalizime.

Banorët thonë se ndihen të lodhur dhe të nënçmuar nga institucionet, të cilat sipas tyre nuk kanë marrë asnjë zgjidhje konkrete për problemet që i kanë bërë jetën të vështirë çdo ditë.

Ata kërkojnë reagim urgjent nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet përgjegjëse, duke theksuar se nuk kërkojnë luks, por vetëm kushtet më bazike për një jetë dinjitoze.

Denoncimi i banorëve:

Përshëndetje JOQ Albania, Ne, banorët e rrugës “Kecja/Shima” në Mezez, duam të ngremë një shqetësim që prej vitesh nuk po gjen zgjidhje. Prej mbi 3–4 vitesh kemi bërë kërkesa të vazhdueshme në Bashkinë Tiranë, por asgjë nuk është bërë për infrastrukturën e zonës sonë. Aktualisht:

• Nuk ka kanalizime të ujërave të zeza (rrezik për shëndetin dhe mjedisin),

• Rruga është e pashtruar dhe e dëmtuar, duke u bërë e pakalueshme sidomos kur bie shi,

• Mungojnë kanalizimet e ujërave të bardha dhe ndriçimi rrugor,

• Nuk ka kazanë plehrash, mbeturinat hidhen ku të mundemi.

Kjo situatë po na vështirëson jetën çdo ditë dhe po na bën të ndjehemi të harruar. Jemi me shpresë që përmes jush ky problem të marrë vëmendjen e duhur dhe të ketë një reagim sa më të shpejtë nga institucionet. Faleminderit për mbështetjen! Dhe mesazhi i vetem dhe pergjigjet qe kemi mar nder te gjith keto vite jan qe “nuk na takon neve por i takon drejtorise se investimeve rrugore .

Dmth arrij te dal ne konkluzionin qe thjesht kane kaq vite qe tallen me neve. Ky esht aplikimi qe kam bere, po te njejtat pergjigje na kthejne. Gjate gjith kohes dmth thjesht na kane lodh na kane sorollatur dhe asnje zgjidhje nuk kane marre. I kemi ujrat e zeza ke toka komshiut eshte turp se jemi ne 2025. Ndersa ne lagjet tjera ketej perreth nesh i kane bere me ndricim e me cfaredo lloj imfrastrukture te mundshme. Shpresa e vetme tani na keni ngel juve ju falenderojme

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit