Policia e Kukësit ka arrestuar 19-vjeçarin me inicialet A.L., banues në fshatin Nikoliq, i cili shkaktoi aksidentin tragjik me dy persona të vdekur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Golaj-Krumë. Adoleshenti drejtonte makinën pa patentë, ndërsa hetimet për ngjarjen janë kaluar në Prokurorinë Kukës. Po ashtu, pritet edhe ekspertimi autoteknik për të sqaruar shkaqet e aksidentit.