Sot sfida kundër Letonisë, a do munden kuqezinjtë të marrin fitore?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.09.2025, 15:04

Mbrëmjen e sotme, stadiumi “Air Albania” do të kthehet në arenën ku rreh zemra e gjithë futbollit shqiptar. Kombëtarja kuqezi zbret në fushë përballë Letonisë në një duel që ka një peshë të madhe në rrugëtimin drejt Botërorit 2026. Objektivi është i qartë: vetëm fitorja.

Deri tani, rrugëtimi i kombëtares ka qenë i luhatur: një humbje përballë Anglisë, dy barazime me Serbinë dhe Letoninë si edhe një fitore ndaj Andorrës.

Pikët e mbrëmjes së sotme do të jenë vendimtare për të ngjitur skuadrën në klasifikim dhe për t’i dhënë frymë të re këtij edicioni. Kujtojmë se Letonia humbi ndeshjen kundër Serbisë pak ditë më parë, gjë e cila ngriti Serbinë në vend të dytë, ndërsa ne na pozicionoj në vend të tretë, ndaj fitorja është e vetmja shpresë drejt Botërorit.

Atmosfera në Tiranë pritet të jetë elektrizuese, ndërsa tifozët kuqezinj kanë shpresën se ekipi do të tregojë forcë dhe karakter për të mbajtur gjallë ëndrrën e madhe drejt Botërorit.

Gjithashtu sot do të ndodh dhe përballja tjetër e Grupit K ajo e Serbisë kundër Anglisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit