“Isha i droguar, s’mbaj mend gjë”, lihet në burg punonjësi që përdhunoi turisten italiane

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.09.2025, 14:35

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 26-vjeçarin Leonardo Preza, pas arrestimit dhe akuzave për përdhunimin e një shtetaseje italiane 18-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në një shezlong afër hotelit ku Preza punonte dhe 18-vjeçarja po qëndronte pasi kishte shkuar për pushime.

Para togave të zeza, 26-vjeçari ka deklaruar se nuk mban mend asgjë pasi ka qenë i droguar.

Isha nën efektin e lëndëve narkotike dhe nuk mbaj mend se çfarë kam bërë”, citohet të ketë thënë 26-vjeçari.

Nga ana tjetër vajza 18-vjeçare nga Campagna Lupia ka treguar se ndodhej në një lokal bashkë me shoqet dhe kishte konsumuar alkool. Më pas ishte larguar për të marrë ajër në shezllonet e një biznesi buzë detit, ku u pikas nga Preza, i cili punonte si punonjës sezonal në të njëjtin subjekt.

Turistja ka deklaruar se 26-vjeçari fillimisht i ka folur për pak minuta, por më pas ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj, pavarësisht tentativave të vajzës për ta larguar dhe thirrjeve për ndihmë. Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar dëmtime fizike në trupin e saj dhe gjurmë dhune në trupin e të dyshuarit, të shkaktuara gjatë përleshjes.

Preza, i cili është i martuar dhe baba i tre fëmijëve, rezulton të ketë precedentë penalë në armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit