Hajredini denoncon kompaninë ‘Dinoa’: Më morën 55 mijë euro me mashtrim

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.09.2025, 15:20

Ky është Hajredin Imerovski, pronari i një firme që ka aktivitet në fushën e instalimet elektrike në Shkup.

Në një intervistë për TVA News, Hajredini tregon se si u mashtrua nga dy persona që përfaqësojnë kompaninë "Dinoa Business Consulting SHPK", të cilët i morën 55 mijë euro, si garanci për instalimin e lidhjeve elektrike për një ndërtesë në Tiranë. Sipas tij, personat që e futën në kurth janë Vahide Saliu nga Shkupi dhe Enea Ajasllari nga Tirana.

Hajredini i kontaktoi ata nëpërmjet njohjeve që kishte me vëllain e Vahides të cilin e ka komshi, për të bërë instalimet elektrike në një fabrikë armësh që do të ndërtohej në Tiranë. Vahidja dhe Enea i kanë kërkuar që të dërgonte 55 mijë euro në një llogari bankare që ishte në Tiranë, si garanci se kompania e tij mund t’i mbulonte shpenzimet e investimit.

Pasi ia dërgoi, dy personat e sipërpërmendur nga Hajredini filluan ta mashtronin, dhe më vonë Hajredini mësoi se ndërtesa nuk ekzistonte fare, por gjithçka ishte një mashtrim për t’i marrë paratë.

Për këtë ai ka bërë denoncim në Polici, por tregon se autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë. Rasti është referuar dhe në gjykatë, por as gjyqi nuk i ka dhënë zgjidhje, dhe Hajredini tashmë ka humbur 55 mijë euro të firmës së tij.

Nëpërmjet kësaj interviste ai i bën thirrje publike gjykatës që ta shqyrtojë kallëzimin e tij dhe të bëjë drejtësi, duke i kthyer pas paratë me të cilat u mashtrua.

Pjesë nga fjala e Hajredinit gjatë intervistës:

Këta që ma bënë këtë mashtrim janë një burrë nga Tirana dhe një grua nga Shkupi. Emri i gruas nga Shkupi është Vahile Saliu, ndërsa nga Tirana është Enea Ajasllari. Këta të dy më bën mashtrimin me disa deklarata false, sikur në Tiranë ndërtohet një fabrikë e armëve dhe atje duhet të marrë pjesë një kompani për të bërë lidhjet elektrike.

Aplikova unë atje! Më thanë që duhet t’i dërgoj së pari në numrin e llogarisë në Tiranë lekët. Dërgova lekët unë rreth 55 mije euro. Dhe ja nisën duke më gënjyer çdo ditë, do të thërrasim sot do të thërrasim nesër. Pastaj më harruan fare.

Një ditë kërkova që ta shikoj objektin ku është. Ai as që ekzistonte. Unë rashë në kontakt se vëllain e Vahiles e kam komshi dhe ai më referoi. Ai e ka ditur më parë që kjo ka qenë e gjitha një lojë për të përfituar para. Ata kanë marrë lekë nga shumë kompani të Kosovës.

Këtë rast e kam paraqitur në Polici, dhe më kanë thënë ne nuk kemi çfarë të bëjmë. I kam dorëzuar letrat në gjyq, por nga gjyqi nuk kemi asnjë përgjigje. Kam qenë 5 herë, më thonë do të kontaktojmë, por nuk më kontaktojnë.

Vahile Salihu më thotë: Ti nuk ke çfarë më bën sepse unë e kam burrin inspektor dhe nuk më bën dot asnjë gjë. Lekët m’i kërkuan si garanci që kompania ime ka mundësi ta marrë përsipër këtë punë.

Enea më tha: Unë nuk të bëra me zor të sjellësh lekët. Tani lekë nuk ka, s’ke çfarë kërkon. Edhe në gjyq të shkosh e ke kot, më mirë për ty është të tërhiqesh. Të gjitha këto janë gënjeshtra, sepse 55 mijë euro t’ia dorëzosh dikujt nuk janë pak. Plus sa shpenzime i kam harxhuar rrugëve.

Kërkoj nga gjykata që të bëjë drejtësi, të më ktheje lekët dhe këto persona të dënohen sipas ligjit për manipulim dhe mashtrim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit