Një qytetare, pronare e një biznesi, ka denoncuar publikisht kompaninë postare Adex, duke ngritur akuza për shërbim të papërgjegjshëm dhe mashtrues ndaj klientëve.
Sipas denoncueses, Adex nuk kontakton realisht klientët për dorëzimin e porosive por në sistem shënon justifikime si “telefoni i fikur” ose “klienti nuk u përgjigj”, pa asnjë përpjekje reale për t’i dorëzuar pakot. Si pasojë, porositë kthehen mbrapsht, ndërsa shpenzimet e transportit i paguan dërguesi, i cili detyrohet ta ridërgojë disa herë të njëjtën porosi.
Ajo ka treguar se një klienti i është kthyer mbrapsht 3 herë porosia pasi Adex nuk e ka telefonuar edhe pse në sistem ka shkruar si problematikë 'telefonin e fikur'.
Qytetarja shton se problematika është bërë e përsëritur duke dëmtuar rëndë bizneset që operojnë online dhe varen nga shërbimi postar. Ajo thotë se ka kontaktuar me zyrat qendrore të postës, por askush s'i ka dhënë zgjidhje edhe pse detyrimi ligjor parashikon 3 ditë pritje për dorëzimin e porosive.
Sipas saj sjellje të tilla jo vetëm dëmtojnë konsumatorët, por janë edhe praktika të padrejta tregtare që rëndojnë mbi mijëra biznese të vogla në vend.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje si jeni ? Doja te beja nje ankese per Adex , Me ka ndodhur shpesh here qe postieri shkruan , Telefoni eshte i fikur dhe kjo eshte nje nga arsyet pse nuk eshte dorezuar porosia dhe rezultati eshte qe klientin nuk e kane telefonuar ka ndodhur shpesh here ky keqkuptim ju kam folur disa here dhe prape skane ndryshuar. Ideja eshte gje po behet shume e perseritur dhe mua me ikin leket kot vetem per transport poste.
Kemi probleme sepse po na vjedhin , nuk i telefonojne fare , ne sistem shkruajne qe klienti nuk pergjigjet ose e kane telefonin e fikur dhe me kthehet pakoja pas . Me kane ndodhur shume here me te njejtin klient , qe se telefonojne fare, dhe e akuzojne klientin sikur nuk pergjigjet ose ka fikur telefonin. Detyrohem ta ridergoj prape dhe me ka ndodhur qe e kane kthyer tre here mbrapsht. Kemi folur shume here, dhe me Adex'in qendror dhe nuk na kane dhene zgjidhje. Ne per rrethe nuk hapin telefonin. Nuk kane interes ta zgjidhin me sa duket se ne leket na i marrin dhe ne jemi te detyruar ti dergojme me shume se nje here.
Te shumtat na i kthejne me telefonaten e pare dhe nqs nuk e hap klienti e kthejne direkt , megjithese detyrimin ligjor e kane deri ne 3 dite
