Plas sherri mes dy grave në Tiranë për një thes misra

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.09.2025, 13:31

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar tek "5 Maji" në Tiranë, ku dy gra janë përfshirë në një sherr fizik për shkak të një thesi me misra. Nga pamjet që qarkullojnë, duket se njëra prej tyre është shitëse, ndërsa tjetra klientja, megjithatë arsyeja e konfliktit mbetet ende e paqartë.

Gratë shihen teksa kapen me duar dhe tërheqin njëra-tjetrën, ndërsa në skenë përfshihen edhe disa persona të tjerë. Një burrë përpiqet të ndërhyjë për të qetësuar situatën. Në sherr përfshihen edhe dy të moshuar duke përdorur bastunët për t’i ndarë.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit