Pamfleti skandaloz kundër UÇK’së, Osmani: Kryetari Basha vazhdimisht ma ka konfirmuar respektin për luftën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.09.2025, 13:27

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur për artikullin kundër UÇK’së ku bashkautor është kryetari i ri i kuvendit, Dimal Basha.

Ajo tha se si përgjigje duhet të merret përgjigja e Bashës.

Osmani tha se në takim Basha ka konfirmuar respekt të plotë për sakrificën e popullit të Kosovës për liri dhe për luftën e drejt të UÇK’së.

“Nuk e kam lexuar ende, i kam dëgjuar shqetësimet dhe besoj që përgjigja që ai e ka dhënë është përgjigja që duhet ta merrni sepse si presidente e vendit nuk kam mundësi të merrem me punimet të cilat politikanët e Kosovës i kanë bërë në kohën kur kanë qenë student. Si kryetar i kuvendit, Basha vazhdimisht ma ka konfirmuar respektin e plotë dhe të madh për sakrificën e popullit të Kosovës që është bërë për liri, për luftën e drejt të UÇK’së dhe natyrisht që ne do të bashkëpunojmë për mbrojtjen e kësaj lufte nga dezinformimi dhe propaganda e vazhdueshme serbe dhe nga pretendimet për ta rishkruar historinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit