Ditën e djeshme shitësja e një dyqani në Tiranë iu drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një kliente, e cila sipas saj, kishte shkuar në dyqan për të blerë tre paketa cigaresh dhe më pas ishte larguar pa bërë pagesën.
Sipas denoncueses, klientia i nxori një 5 000 lekësh për të paguar, por duke qenë se shitësja nuk kishte t’i kthente kusur, i dha mundësi vajzës që të paguante pak më vonë. Vajza më pas nuk u paraqit në dyqanin ku bleu paketat për të bërë pagesën, por pagesën e bëri te i afërmi i shitëses në një dyqan të lagjes sikur kishin rënë dakord.
I afërmi nuk e njoftoi shitësen e cigareve se pagesa u krye, dhe shitësja e denoncoi publikisht vajzën nëpërmjet JOQ.
Pas publikimit të pamjeve, vajza ka kontaktuar redaksinë tonë, duke treguar se gjithçka ishte një keqkuptim mes shitëses dhe të afërmit të saj. Sot ajo ka shkuar në dyqan dhe i ka ballafaquar që të dyja palët, duke i kërkuar llogari për atë që ndodhi.
Burri që mori pagesën i thotë: Je shumë në rregull ti me ne. Ishte një papjekuri e çunit dhe asaj.
Nga ana tjetër shitësja i kërkon ndjesë për atë që ndodhi: Më fal 100 herë të kërkoj shumë ndjesë!
Vajza i thotë të dyve: Turp të ju vijë juve.