Motra e 25-vjeçares së plagosur në atentatin në Shkodër: Policia të bëjë detyrën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.09.2025, 13:02

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e djeshëm në Shkodër, ku humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja (truproja i Erogen Brajoviç), ndërsa u plagosën rëndë Brajoviçi dhe kamarierja 25-vjeçare Meri Kacerri, ka reaguar motra e kësaj të fundit. Në një mesazh të ndjerë dhe të ashpër në rrjete sociale, ajo thekson se familja e saj nuk ka dhënë dhe nuk ka ndërmend të japë deklarata për mediat, duke i cilësuar lajmet që qarkullojnë si të njëanshme dhe të pavërteta.

Ajo bën thirrje që të respektohet dhimbja e familjes dhe të mos përdoret emri i tyre për përfitime mediatike. Sipas saj, kushdo që flet në emër të familjes pa leje, do të përballet me pasoja. Në përfundim, ajo falënderon me zemër të gjithë ata që janë treguar pranë tyre në këtë kohë të vështirë, me fjalë të mira dhe mbështetje shpirtërore. Ajo lutet që Zoti t’i japë forcë dhe jetë motrës së saj, dhe i uron gjithkujt të qëndrojë larg së keqes në këtë vend që, siç shprehet ajo, nuk di më të gëzojë.

Kamarierja e plagosur

Kamarierja e plagosur

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit