Luiz Ejlli shkon të takojë Erogen Vason tek Trauma pas atentatit në Shkodër

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.09.2025, 12:50

Erogen Vaso, i njohur gjithashtu me emrin Erogen Brajoviç, mbeti i plagosur rëndë pas atentatit mafioz që ndodhi një ditë më parë në qendër të Shkodrës, një ngjarje që tronditi opinionin publik dhe riktheu në vëmendje klimën e pasigurisë në qytet. 43-vjeçari dyshohet të ketë qenë objektivi kryesor i sulmit të armatosur, i cili u krye nga 29-vjeçari Ragip Gila. Ky i fundit ndodhet tashmë i arrestuar dhe, sipas dëshmisë së tij, veproi për shkak të një konflikti personal me Erogenin, të cilin e akuzon se e kishte kërcënuar dhe sillej si “i fortë”.

Megjithëse në publik emri i Brajoviçit është shpesh i lidhur me botën e krimit dhe me politikën lokale, ai njihej gjithashtu si një figurë e pranishme në jetën shoqërore të Shkodrës dhe më gjerë.

Në rrjetet sociale qarkullon një fotografi e dy viteve më parë ku shihet Erogeni duke biseduar me Luiz Ejllin në një kafe, në një atmosferë miqësore. Kjo dëshmi ka treguar se mes tyre ka pasur një miqësi reale, përtej një takimi të rastësishëm. Luiz Ejlli nuk ka hezituar të shkojë pranë mikut të tij në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku Brajoviçi ndodhet i shtruar pas plagëve të marra në atentat.

Këngëtari mësohet të ketë kaluar disa orë në ambientet e spitalit, duke pritur informacion mbi gjendjen shëndetësore të 43-vjeçarit. Sipas mjekëve, Brajoviçi ka kaluar një ndërhyrje kirurgjikale me sukses dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithëse do t’i duhet kohë për t’u rikuperuar plotësisht.

Atentati ndodhi të hënën në mëngjes, kur Ragip Gila hyri i armatosur në një lokal pranë godinës së Bashkisë së Shkodrës dhe hapi zjarr ndaj Erogen Vasos dhe personave që ndodheshin me të.

Nga breshëria e plumbave mbeti i vrarë në vend Armando Pali, mik i afërt i Brajoviçit, ndërsa truproja i tij, Liridon Kraja i njohur ndryshe si Lushi ndërroi jetë më vonë në spital. Po ashtu, e plagosur mbeti edhe Meri Kaceri, një 25-vjeçare që punonte si kameriere në lokalin ku ndodhi ngjarja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit