Lezhë/ 16-vjeçarja humb jetën pasi bie në kontakt me kabllo elektrike të zhveshura

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.09.2025, 11:02

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zejmen, ku një vajzë 16-vjeçare ka humbur jetën në rrethana tragjike. Sipas informacioneve paraprake e mitura ishte duke ecur në këmbë drejt banesës së saj kur dyshohet se ka rënë në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura. Si pasojë e goditjes nga rryma elektrike, ajo ka ndërruar jetë sot.

Njoftimi i Policisë:

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Zejmen, një 16 vjeçare, duke ecur në këmbë në drejtim të banesës së saj, ka rënë në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit