I moshuari në Elbasan ngacmon një vajzë në park, tenton ta mashtrojë me lekë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.09.2025, 11:40

Një vajzë ka ndarë një ngjarje shqetësuese me JOQ Albania, duke raportuar se është ngacmuar nga një burrë i moshuar në parkun “Rinia” të qytetit të Elbasanit. Sipas dëshmisë së saj, i moshuari e ka ngacmuar pothuajse tri herë gjatë ditëve të fundit dhe i ka ofruar para.

Ndër të tjera e reja shton se në momentin që ajo ka përmendur policinë, i moshuari pa pikë turpi është larguar. Këto ngjarje, kërkojnë një reagim. Vajzat nuk janë të sigurta duke parë rastet në fjalë. Ky i moshuar që shihet në video ka tentuar të ngacmojë një vajzë në moshën e mbesave të tij.

“Përshëndetje! Si jeni? Nëse është e mundur, dua të dërgoj një video të një plehre plak që më ka ngacmuar pothuajse tri herë në parkun ‘Rinia’ në Elbasan. Ai është në moshën e gjyshit tim dhe më ka ofruar para. Kur përmenda policinë, ai u ngrit dhe iku.”, shkruan vajza për JOQ Albania.

Denoncimi publik vjen si thirrje për institucionet që të marrin masa për sigurinë në hapësirat publike dhe të mbrojnë vajzat dhe gratë nga ngacmimet seksuale dhe që i moshuari të marrë dënimin e merituar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit