“Autori kishte në zonë edhe 1 bashkëpunëtor, e informuan për lëvizjet e shënjestrës”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.09.2025, 10:26

Detaje të reja kanë dalë në dritë për atentatin e rëndë të ndodhur më 8 shtator në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën.

Mediat raportojnë se autori i dyshuar i masakrës, Ragip Gila, mund të ketë pasur një bashkëpunëtor në terren, i cili e ka ndihmuar për të kryer sulmin e përgjakshëm. Dyshimet shtohen pasi mënyra e saktë se si u realizua atentati, kur objektivi Erogen Vaso (i njohur edhe si Erogan Brajoviç) sapo kishte zbritur nga banesa dhe ishte ulur në lokal, ngre dyshime të forta se Gila është informuar në kohë reale nga një person tjetër që e ka sinjalizuar për lëvizjen e shënjestrës.

Është e pamundur që një person i vetëm të ketë kaq shumë informacion në mënyrë kaq të përpiktë, për të arritur në vendngjarje brenda pak minutash nga mbërritja e objektivit. Dyshohet se është ndihmuar nga dikush në zonë.”

Nga ana tjetër Gila nuk e ka pranuar ekzistencën e ndonjë bashkëpunëtori apo urdhëruesi, por grupi hetimor ka dyshimet e veta, duke përmendur faktin që shënjestra e atentatit kishte edhe një truprojë me vete, çka e bën situatën më të komplikuar.

Ndërkohë edhe kamarierja Meri Kaceri, e cila mbeti e plagosur në atentat, ka pohuar pas operacionit se ka parë dy persona në motor, dhe jo vetëm një.

Sipas asaj që më kanë thënë familjarët e saj, vajza, kur ka ardhur në vetëdije, ka thënë se ka parë dy persona në motor. Pra, dyshohet që autori nuk ka qenë vetëm.”

Kjo dëshmi e re përforcon edhe më shumë versionin se atentati mund të ketë qenë i organizuar nga një grup, dhe jo një veprim i izoluar i një individi të vetëm.

Ndërkohë, burime nga grupi hetimor konfirmojnë se po hetohet pista e një bashkëpunëtori që ka ndihmuar Gilajn, qoftë në dhënien e informacionit për lëvizjet e shënjestrës, apo edhe gjatë arratisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit