Shtetasi italian kapet me drogë në Shkup, përfundon në Burgun e Shutkës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.09.2025, 10:06

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njofton se më 7 shtator 2025, rreth orës 21:00, në parkingun në Vodno të Mesme në Shkup, policia ka arrestuar një shtetas italian.

Bëhet fjalë për L.T. (27 vjeç) nga Italia, tek i cili gjatë kontrollit policor është gjetur lëndë narkotike e llojit hashash.

Nga Njësia për tregti të palejuar pranë SPB Shkup, kundër tij është ngritur kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar.

Me vendim të gjykatësit të procedurës paraprake, të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh në Burgun e Shuto Orizares (Shutkë).

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit