Një grua kosovare ka paraqitur kallëzim në Policinë e Kosovës, duke raportuar se ish-partneri i saj, nuk i është përmbajtur aktvendimit të gjykatës që e obligon atë për pagesën e alimentacionit.
Sipas informacioneve nga policia, rasti është iniciuar si “Shmangie nga sigurimi i mjeteve të jetesës”, ndërsa për këtë çështje është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili pritet të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.