Tragjedi në Dibër: Peshkatari nga Shkupi gjendet i vdekur në Liqenin e Dibrës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.09.2025, 09:18

Një burrë 46-vjeçar, M.I. nga Shkupi, u mbyt sot pasdite në Liqenin e Dibrës, në afërsi të Komunës Qendra Zhupë. Lajmi u raportua në ora 16:05, kur trupi pa jetë u gjet pranë fshatit Papradnik.

Policia dhe prokurori publik kryen inspektim në vendngjarje, ndërsa trupi i tij u dërgua për autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Sipas njoftimeve nga Spitali i Përgjithshëm, nuk kishte shenja dhune mbi trup.

Raportohet se viktima ishte një peshkatar, i cili vizitonte shpesh liqenin dhe posedonte leje për peshkim

. Ky është rasti i dytë i mbytjes në Liqenin e Dibrës këtë vit, pas një ngjarjeje tragjike në fund të qershorit kur një grua 27-vjeçare humbi jetën pranë plazhit të qytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit