Aksidenti tragjik në Has, shkon në dy numri i viktimave

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.09.2025, 09:02

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë–Golaj të Hasit.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kukësit, drejtuesi i një automjeti tip “Benz”, shtetasi me iniciale N.S., humbi jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes.

Fatkeqësisht, mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë edhe një nga pasagjerët, i cili ishte në gjendje të rëndë dhe po merrte ndihmë mjekësore. Viktima e dytë është identifikuar si shtetasi Zek Ngjeçi.

Ndërkohë, një tjetër person i përfshirë në aksident është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit