Nga nesër rikthehet pagesa e detyrueshme për “Prishtina Parking”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.09.2025, 08:56

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër hyn në fuqi vendimi për rikthimin e funksionalitetit të plotë të “Prishtina Parking”, në përputhje me aktvendimin e gjykatës Supreme.

Sipas njoftimit, qytetarët duhet të shfrytëzojnë hapësirat publike të menaxhuara nga “Prishtina Parking” vetëm me pagesë, duke respektuar tarifat zyrtare.

“Njoftojmë qytetarët se shfrytëzimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga “Prishtina Parking” bëhet vetëm me pagesë, sipas tarifave zyrtare. Çdo parkim pa pagesë do të sanksionohet me gjoba dhe masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

Komuna shton se ky vendim ka për qëllim të sigurojë përdorimin e drejtë dhe të barabartë të hapësirës publike në kryeqytet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit