Një denoncim vjen nga qytetarët lidhur me situatën e rënduar të trafikut në zonën e Paskuqanit. Përveç ngarkesës së zakonshme të mëngjesit, qytetarët shprehen se ka edhe drejtues mjetesh që futen pa rregull duke shkaktuar kaos dhe bllokime të gjata.
“Kemi dy orë në trafik, të tjerët shih si futen dhe bllokojnë trafikun rrugës Paskuqanit. Pak është ngarkesa e mëngjesit, pak e shtojnë edhe këta të ‘shkathtit’. A ka polici që i kontrollon këta njerëz që futen kështu? Se po na vështirësohet jeta dhe tani që filloi edhe shkolla do jetë akoma dhe më e përkeqësuar gjendja”, shkruan qytetari për JOQ.
Banorët kërkojnë më shumë praninë e policisë rrugore në këtë aks, pasi situata pritet të rëndohet edhe më shumë me nisjen e vitit të ri shkollor.