Erogen Brajoviç, shënjestra e atentatit të ndodhur një ditë më parë në Shkodër, ka reaguar nga Spitali i Traumës ku po merr trajtim pas plagëve të marra. Ai tha se ishte duke pirë kafe me dy miqtë e tij, Armando Palin dhe Liridon Krajën, kur u qëlluan me breshëri plumbash nga Ragip Gila. Si pasojë e atentatit humbën jetën dy persona, ndërsa vetë Brajoviç dhe një kamariere mbetën të plagosur.
Në reagimin e tij, Brajoviç shprehet i tronditur nga humbja e dy miqve të tij dhe u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave. Ai theksoi se të ndjerët ishin qytetarë të respektuar dhe se ngjarja ka lënë një plagë të rëndë në jetën e tij. Njëherazi, ai kërkoi nga autoritetet të zbardhin sa më parë motivet e kësaj ngjarjeje tragjike.
Brajoviç mohoi kategorikisht çdo lidhje me grupet kriminale të përfolura në media, duke theksuar se është sipërmarrës dhe ish-sportist, me një histori familjare të përkushtuar ndaj komunitetit. Ai bëri thirrje që institucionet e drejtësisë të hetojnë ngjarjen dhe të ndalojnë përhapjen e dezinformatave që, sipas tij, vetëm dëmtojnë të vërtetën.
Një atentat i armatosur ndodhi në qendër të Shkodrës, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë, mes tyre edhe objektivi i dyshuar i sulmit, Erogen Brajoviç. Sulmi ndodhi teksa Brajoviç ndodhej në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, së bashku me dy miqtë e tij. Autori, Ragip Gila, hapi zjarr me breshëri, duke shkaktuar vdekjen e Armando Palit dhe truprojës së Brajoviçit, Liridon Krajës, i cili ndërroi jetë në spital.
Reagimi i Plotë:
Unë Erogen Millan Vaso (Brajovic) e bej kete reagim per mediat dhe opinionin publik. Ne keto momente te veshtira jo vetem per mua i shpreh ngushellimet e ndjera familjareve te 2 miqve te mi qe ishim sebashku sot ne mengjes ne nje kafe ne qender te Shkodres.
Ata ishin qytetare model te Shkodres, familjare te respektuar nga gjithe komuniteti. Dora e pabesise te nje vrasesi i shkeputi sot nga jeta teksa ishim sebashku dhe per mua personalisht eshte dhimbje e rende dhe plage qe nuk mbyllet! Kjofshin ne paqe me zotin Armando dhe Geridoni! Zoti ju dhente force familjeve te tyre! Gjithashtu i uroj sherim te shpejte vajzes te plagosur ne kete ngjarje. Distancohem plotesisht nga informacione qe lidhin personin tim me emra dhe grupe te caktuara ne Shkoder. Jam sipermarres ne disa biznese, nje pjese trasheguar nga babai im gjithashtu ai sipermarres deri ne fund te jetes, ish-futbollist i Shkodres dhe kombetares shqiptare.
Une kam qene per shkak edhe te tradites familjare, ish-futbollist i ekipit te Vllaznise, ish-President i klubit te futbollit Terbuni te Pukes. Familja ime ka patur nje histori persekutimi politik para viteve ‘90, por dhe vite me pas per shkak se ka perfaqesuar komunitetin malazez ne Qarkun e Shkodres. Per interesa te ketij komuniteti dhe Shkodres kam sherbyer me korrektesi per disa vite anetar i keshillit bashkiak te qytetit tim ashtu sikurse kishte sherbyer njeri prej miqve te mi te afert qe humbi jeten sot. Jam informuar ne spital qe autori eshte ndaluar dhe shpresoj te zbardhen sa me shpejt motivet e ketij akti te rende tragjik! Sa per lidhje te tjera qe aludohen ne media sqaroj se duhen lene institucionet e ligjit te trajtojne keto ceshtje!