Pas publikimit në JOQ, nënë Drita gjendet shëndoshë e mirë dhe bashkohet me familjen

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.09.2025, 22:13

Vetëm pak orë pasi familjarët publikuan apelin e tyre për ndihmë në JOQ Albania, ka ardhur lajmi i mirë: 71-vjeçarja Drita Sada është gjetur shëndoshë e mirë.

Familjarët njoftuan redaksinë tonë se ajo është ribashkuar me ta dhe dërguan edhe një foto pas gjetjes.

Ishte mbesa e saj që kontaktoi redaksinë tonë, e cila tregoi se nënë Drita kishte humbur pas udhëtimit me autobusin e Vorës, ndërsa telefoni i saj rezultonte i fikur.

Ky rast dëshmon fuqinë e solidaritetit qytetar dhe rëndësinë e apelimeve publike, të cilat bënë të mundur kthimin e nënës Drita pranë familjes së saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit