Aksident tragjik në Krumë-Golaj, dy Benza përplasen kokë më kokë: një i vdekur

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.09.2025, 21:14

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:50 në aksin rrugor Krumë–Golaj, ku dy automjete tip “Benz” janë përplasur me njëri-tjetrin.

Policia e Kukësit bën me dije se si pasojë e përplasjes fatale ka humbur jetën në vendngjarje një nga drejtuesit e mjeteve, shtetasi me iniciale N. S.

Ndërkohë, janë plagosur drejtuesi tjetër i automjetit, N. L., si edhe pasagjeri Z. N.. Të dy janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërkohë që policia ka nisur procedurat ligjore për ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit