E moshuara gjendet e vetme: Ka probleme me kujtesën, po kërkon familjarët e saj!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.09.2025, 19:33

Një e moshuar është gjetur vetëm pranë një bar-restoranti në Laprakë. Rasti është raportuar nga një qytetar, i cili tha se zonja u prezantua me emrin Lumturie Dina dhe që banon në zonën e Institutit, por sipas tij dukej se kishte probleme me kujtesën.

Ai shprehet se ka njoftuar menjëherë policinë. Pas ndërhyrjes, e moshuara është marrë nga policia dhe aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit nr. 3 në Tiranë.

JOQ Albania i bën apel familjarëve dhe të afërmve të kontaktojnë me policinë për ta marrë të moshuarën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit