“Telefonin e ka të fikur, hipi në autobus po nuk u kthye në shtëpi”, a e ka parë dikush gjyshe Dritën?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.09.2025, 19:12

Një 71-vjeçare me emrin Drita Sada është shpallur e humbur nga familjarët e saj. Lajmin e ka bërë të ditur mbesa e saj, e cila iu drejtua redaksisë së JOQ Albania me një apel urgjent.

Sipas denoncimit, e moshuara ka hipur sot në autobusin e Vorës në terminalin pranë Casa Italia, rreth orës 11:00 të mëngjesit. Ajo duhej të zbriste te stacioni pranë Coca-Cola-s, por nuk ka mbërritur në shtëpi dhe telefoni i saj rezulton i fikur.

Familjarët shprehen të shqetësuar, pasi Drita nuk di të orientohet mirë dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur sa më shpejt.

Kushdo që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e saj, është i lutur të kontaktojë në numrin: 068 37 47 195.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit