Një fëmijë 4-vjeçar, i quajtur Luan, është gjetur i vetëm në “Rrugën e Qelqit” në Kombinat. Qytetarja e cila e ka gjetur, tregon se prej dy orësh po përpiqet të gjejë familjarët e tij, por pa rezultat.
“Thotë që quhet Luan, 4 vjeç. Kemi dy orë që kërkojmë nëpër lagje me idenë se mund të kujtohej ku kishte shtëpinë. Për momentin ndodhet në kryqëzimin e rrugës së Qelqit në Kombinat”, shkruan ajo.
LAJM I MIRË: Fëmija është ribashkuar me nënën e tij! 🙏