Paraditen e sotme, JOQ Albania publikoi historinë tronditëse të Desantila Kullajt, një nënë e re që u gjend në mes të rrugëve me katër fëmijët e saj të mitur, më i vogli vetëm 1 vjeç e gjysmë dhe më i madhi 7 vjeç.
Historia e saj është e mbushur me dhimbje. Fillimisht, Desantila u martua dhe solli në jetë tre fëmijë. Por pas një divorci të vështirë, ajo vendosi të rindërtonte jetën, duke krijuar një marrëdhënie të re nga e cila lindi fëmija i saj i katërt. Fatkeqësisht, dhuna e vazhdueshme që përjetoi nga bashkëshorti i dytë e detyroi sërish të ndahej. Sot, me katër fëmijë të vegjël dhe një tjetër që pret të sjellë në jetë, ajo mbeti pa strehë, e braktisur dhe e pambrojtur.
Pas publikimit të historisë, dy të rinj me zemër të madhe e ndihmuan duke i siguruar një shtëpi me qira, të paguar për dy muaj. Por kjo është vetëm një dritë e vogël shprese. Banesa është bosh, nuk ka mobilje, nuk ka dyshek, nuk ka krevate. Fëmijët detyrohen të flenë në karrocë ose mbi pllaka.
Desantila ka nevojë për ndihmë më shumë se kurrë. Ajo ka nevojë për ushqime, rroba dhe mobilim minimal, në mënyrë që të mund të ngrejë sërish jetën nga e para dhe t’u japë fëmijëve të saj pak ngrohtësi e siguri.
Kush ka mundësi ta ndihmojë me gjërat që i nevojiten, të dhënat janë këto më poshtë:
Kontakt: +355 69 618 7816
Titullari i Llogarisë: DESANTILA KULLAJ IBAN: AL13212110090000000001685883