Tirana është një nga qytetet me nivelin më të lartë të ndotjes së ajrit në Evropë, dhe kjo e konfirmuar dhe me matje të organizatave të ndryshme, si Co-PLAN, Organizata Botërore e Shëndetësisë apo IQAir.
Ndër shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit natyrisht janë ndërtimet e shumta dhe numri i madh i automjeteve në rrugë. Disa nga këto automjete, qarkullojnë jashtë çdo standardi higjenik duke çliruar në mjedis gazra të dëmshëm dhe shumë ndotës.
Kështu është edhe rasti i këtij urbani që shërben për të transportuar pasagjerët e Porcelanit në Tiranë. Në një video të siguruar nga JOQ, duket se autobusi nxjerr aq tym, sa të jep përshtypjen se punon me qymyr.
Qytetarët janë të shqetësuar nga kjo gjë, dhe kërkojnë që të merren masa për shmangien e kësaj ndotje të panevojshme.