Të gjitha njëzetshe! Pas denoncimit në JOQ, Shqiponja merr lekët e investuara në ‘XUEX’

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.09.2025, 16:41

Rreth një orë më parë, JOQ Albania publikoi mesazhin e Shqiponjës nga Gramshi, e cila u fut në skemën piramidale të investimeve online “XUEX”, pasi u bind nga komshia e saj Dëshira.

Dëshira dhe të afërmit e saj i kërkuan Shqiponjës të investonte në “XUEX” duke i garantuar fitime të sigurta. Por pasi tërhoqën lekët nga platforma, nuk i dhanë asnjë lekë Shqiponjës.

Kjo e fundit tregoi se investimin prej 1 milion lekësh të vjetra e hoqi nga kursimet e familjes, me të cilat ushqente fëmijët. Ajo i kërkoi publikisht komshies që t’i kthente paratë e investuara, ose do ta denonconte në polici.

Dëshira, o bjer lekët, o unë do të denoncoj! Ju hoqa bukën e gojës fëmijëve. Ti fitimin tënd e more, prandaj unë nuk dua fitimin, dua vetëm 1 milion lekët e mia,” thoshte Shqiponja.

Pasi mesazhi u përcoll nëpërmjet JOQ Albania, Dëshira ka shkuar dhe i ka çuar në shtëpi paratë e investuara. Në një mesazh falënderimi, Shqiponja shkruan: “Shumë faleminderit, falë jush unë i mora lekët e mia. Zoti ju ruajt dhe paçi punë pa lodhje 🙏🙏🙏.”

Platformat “TXEX” dhe “XUEX” kanë mashtruar më shumë se 6 000 shqiptarë, të cilët kanë humbur në to mbi 5 milion $.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit