Ky është punonjësi i shezlongëve që përdhunoi 18-vjeçaren italiane

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.09.2025, 16:20

Leonard Preza, baba i tre fëmijëve, është 26-vjeçari shqiptar i arrestuar për përdhunimin e një 18-vjeçareje nga Campagna Lupia. Ai është person me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje dhe mbajtje pa leje.

Në videon e publikuar nga JOQ ishin fiksuar momentet kur punonjësi i shezlongëve në një hotel në Durrës po tentonte t'i shiste drogë turistes italiane të ulur në breg.

E reja ka rrëfyer në polici se ishte larguar për pak nga shoqëria e saj dhe ishte ulur në një shezlong afër hotelit ku po qëndronin. Pikërisht aty, rreth orës 5:30, ndodhi tragjedia. 26-vjeçari iu afrua dhe e përdhunoi, ndërsa përpjekjet e saj për t’u vetëmbrojtur nuk dhanë rezultat.

Preza ka pohuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me 18-vjeçaren, por sipas tij, gjithçka ka ndodhur me pëlqimin e të dyve. E reja është dërguar në spital me hematoma të dukshme në duar, qafë dhe pjesë intime të trupit, gjë që konfirmon abuzimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit