Hyri për të vjedhur, 33-vjeçari në Tiranë rrihet me grushta nga i zoti i shtëpisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.09.2025, 15:47

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka tentuar të vjedhë me dhunë një banesë në kryeqytet.

Sipas informacioneve zyrtare nga blutë e Tiranës, shtetasi A.Z., 33 vjeç, është kapur në flagrancë gjatë tentativës për grabitje nga pronari i shtëpisë. Ky i fundit ka reaguar dhe e ka neutralizuar duke e goditur me grushte.

Megjithatë, ndërhyrja fizike e pronarit ka sjellë pasoja ligjore edhe për të, pasi policia ka nisur procedim penal ndaj tij për veprën penale të “vetëgjyqësisë”.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura identitetet e plota të të përfshirëve, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit