Aksident i rëndë në Sllatinë, katër të lënduar dërgohen në Emergjencë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.09.2025, 15:40

Katër persona janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku, i cili ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Prishtinë–Pejë, në afërsi të Sllatinës.

Drejtori i Emergjencës Naser syla ka thënëse në Emergjencë tashmë janë pranuar katër persona të lënduar në këtë aksident.

Syla tha se të lënduarve janë duke iu kryer ekzaminimet e nevojshme dhe se gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Katër persona janë pranuar në Emergjencë nga aksidenti në Sllatinë. Gjendja e tyre është stabile dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Të lënduarve janë duke iu kryer ekzaminimet e nevojshme”, ka thënë Syla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit