Shqiptarja Sarah më e bukura, shpallet “Miss Finlanda 2025”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.09.2025, 15:41

Për herë të parë në historinë e konkursit të bukurisë në Finlandë, një vajzë shqiptare nga Kosova është kurorëzuar si "Miss Finlanda 2025". Sarah Dzafce, e cila ka baba nga Kosova dhe nënë finlandeze, rrëmbeu kurorën në një garë të fortë ku bukuria, eleganca dhe inteligjenca u vlerësuan në mënyrë të veçantë.

Dzafce tha se trashëgimia e saj e përzier ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e saj si person, duke e ndihmuar të lidhet më lehtë me njerëz nga kultura dhe prejardhje të ndryshme. Ajo falënderoi familjen për mbështetjen e pakushtëzuar, duke theksuar se pa ta nuk do ta kishte arritur këtë sukses.

Shoqëruesja e parë e Miss Finlanda 2025 u shpall Tara Lehtonen, ndërsa vendin e tretë e zuri Julianna Kauhaniemi. Fitorja e Sarah Dzafce është pritur me entuziazëm si në Finlandë, ashtu edhe në komunitetin shqiptar, duke e bërë atë një figurë frymëzuese për të rinjtë me prejardhje të përzier që ëndërrojnë të arrijnë majat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit