Një denoncim ka mbërritur pranë redaksisë sonë, ku një qytetar tregon se ka mbetur i bllokuar prej më shumë se 15 minutash në ashensorin e Bar Picerisë “Taraca”, pranë Spitalit Amerikan 3 në Tiranë.
Sipas dëshmisë së tij, situata nuk lidhet me mungesë energjie elektrike, por me defektet e pajisjes. “Ashensori njëherë ndizet e njëherë fiket, i biem ziles por askush nuk vjen,” – shprehet qytetari i shqetësuar, duke shtuar se mungesa e reagimit e ka bërë situatën edhe më të vështirë.
Rasti ngre sërish pikëpyetje mbi sigurinë dhe mirëmbajtjen e ashensorëve në ambiente publike, sidomos në zona të frekuentuara nga qytetarë e pacientë. Ndërkohë, qytetari vijon të presë për ndihmë.Pas vetëm 30 minutash në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrëfiksja për të ndihmuar qytetarët.
Mesazhi i qytetarit:
Prsh JOQ! Kemi 15 min bllokuar në ashensor te Bar Piceri Taraca i biem ziles, nuk ndhodh gjë.