Makina e djegur burim aksidenti, nuk e largon askush nga rruga

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.09.2025, 16:17

Kjo makinë e djegur ndodhet që ditën e djeshme në rrugën dytësore Golem-Durrës, dhe askush nuk ka marrë masa për ta hequr që aty.

Automjeti i shkrumbuar është i rrethuar me një shirit, por as pronari dhe as autoritetet nuk kanë marrë masa për ta larguar nga rruga.

Qytetarët janë të shqetësuar nga kjo neglizhencë, duke shtuar se makina e djegur në mes të rrugës është shëndrruar në burim aksidenti. Ata kërkojnë që automjeti të largohet sa më parë nga vendi ku ndodhet.

Denoncimi i plotë:

Përshëndetje JOQ! Publikoje këtë video. Makina e djegur dhe e braktisur në mes të rrugës. As policia as bashkia nuk merr asnjë llojë mase për ta larguar. Kjo makinë ndodhet në rrugën dytësore Golem-Durrës. Ka 24 orë dhe tani sa kalova prap, aty ishte. Është burim aksidenti për qytetarët dhe është turp ta shikosh në mes të Durrësit. Turistat po e filmojnë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit