OPINIONET E KOMENTUESVE SHQIPTARË NË LIDHJE ME NGJARJEN TË CILAT JANË PËR TË VËNË DUART NË KOKË... I GJENI NË FUND TË VIDEOS
Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë në plazhin e Durrësit kur një punonjës shezlongësh në një hotel përfundoi në pranga pas akuzave të një 18-vjeçareje italiane për përdhunim.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:25 pasi e reja iahte shkëputur për një moment nga shoqëria e saj dhe kishte dalë në breg për t'u qetësuar.
Nga pamjet e bëra publike nga bizneset 26-vjeçari Leonard Preza shihet se i afrohet vajzës për t'i folur para se ta përdhunojë.
Preza, banues në lagjen 13 të qytetit bregdetar, rezulton i dënuar më parë dhe me precedentë penalë në armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.
I arrestuari pranoi marrëdhënien seksuale me turisten italiane, por pohoi se kishte ndodhur me dëshirën e saj. Megjithatë, ekzaminimet mjekësore identifikuan mavijosje në qafën e vajzës dhe në pjesë të tjera të trupit të saj, të cilat konfirmuan përdorimin e forcës për të kryer marrëdhënie intime me forcë nga 26-vjeçari shqiptar.
“Isha me disa miq gjatë natës dhe pimë edhe alkool. Për një moment, u largova nga grupi dhe u ula në një shezlong disa metra larg hotelit”, u shpreh turistja, citojnë mediat italiane Policinë e Shtetit.