Përfundoi në urgjencën e QSUT-së, Nuredin Dumani pësoi krizë epileptike

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.09.2025, 14:23

Është zbuluar shkaku i gjendjes së rënduar shëndetësore që çoi me urgjencë në QSUT mbrëmjen e së shtunës bashkëpunëtorin e drejtësisë, Nuredin Dumani.

Fillimisht dyshimet e para ishin për një rast helmimi, por pas një sërë ekzaminimesh mjekësore, u konstatua se bëhej fjalë për një krizë epileptike, e cila shkaktoi komplikacione të përkohshme në gjendjen e tij.

Pas trajtimit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe përmirësimit të parametrave shëndetësorë, Dumani është larguar nga ambientet e spitalit dhe aktualisht ndodhet i rikthyer në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale 313.

Mjekët konfirmuan se gjendja e tij nuk paraqet më rrezik për jetën dhe se ai është nën kujdesin e duhur mjekësor.

Gjatë gjithë së shtunës, Dumani ka qenë nën monitorim të vazhdueshëm nga autoritetet dhe prokuroria e posaçme, për shkak të statusit të tij si bashkëpunëtor i drejtësisë në disa çështje të bujshme kriminale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit