Kapet serbi me 20 mijë euro në Jarinje nga dogana

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.09.2025, 18:49

Zyrtarët doganorë në pikë kalimin kufitar në Jarinjë, gjatë një kontrolli rutinë të automjeteve që hynin në territorin e Republikës së Kosovës, kanë zbuluar dhe sekuestruar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej afro 20,000 euro.

Paratë e gjetura përbëheshin kryesisht nga monedha në dinarë serb, ndërsa pjesa tjetër në valutën euro.

Mjetet monetare ishin fshehur dhe nuk ishin deklaruar sipas rregullave doganore në momentin e hyrjes në territor nga shtetati serb.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit