Aksident në Shupkovc të Mitrovicës, furgoni përfundon poshtë urës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.09.2025, 13:37

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ku si pasojë një furgon ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë një ure.

Furgoni duket se ka humbur kontrollin pas përplasjes me një veturë dhe ka rrëshqitur tërësisht jashtë rrugës, duke përfunduar disa metra më poshtë, nën urë.

Përveç dëmeve materiale, nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit