Erogen Vaso (alias Brajoviç), i plagosur rëndë në atentatin me armë që tronditi Shkodrën mëngjesin e sotëm, është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar në Spitalin e Traumës.
Burime nga spitali lokal bëjnë me dije se Vaso ka marrë tre plumba në trup, duke pësuar dëmtime serioze në arteriet kryesore, ç'ka ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale dhe ndihmë të avancuar mjekësore që nuk mund të ofrohej në Shkodër.
Ndërkohë, nga të shtënat me armë humbi jetën truproja i tij, Liridon Kraja, ndërsa viktima tjetër, Armando Pali, ka ndërruar jetë pas disa plagëve të marra në vendngjarje. E plagosur ka mbetur edhe Meri Kaceri, 25 vjeç, kamariere në lokal, e cila aktualisht ndodhet në repartin e reanimacionit të spitalit rajonal të Shkodrës dhe ndonëse në gjendje të rëndë, mjekët konfirmojnë se është jashtë rrezikut për jetën.