Më 07.09.2025 në orën 08:30, në autostradën Shkup-Tetovë, afër nyjës së Grupçinit, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Siguri të Komunikacionit Rrugor Tetovë kanë arrestuar personin B.I. (28) nga Shkupi.
I cili drejtonte automjetin ,,Golf” me targa të Kosovës, me shpejtësi prej 191 kilometra në orë, në vend ku shpejtësia e lëvizjes me shenjë komunikacioni është e kufizuar në 100 kilometra në orë.
Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.
Si dhe do t’i përgatitet padi përkatëse sipas nenit 297a të Kodit Penal, “drejtimi i automjetit në mënyrë të pakujdesëshme”.