Aksident i rëndë pranë Portit të Jahteve në Orikum

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 08.09.2025, 12:07

Një aksident rrugor është regjistruar sot pranë Portit të Jahteve në Orikum, ku një automjet tip Audi A3 është përmbysur në mes të rrugës.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, mjeti ka humbur kontrollin duke përfunduar i përmbysur, ndërsa paniku ka qenë i madh tek qytetarët që ndodheshin aty pranë.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar drejt spitalit shoferin e plagosur. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia ndodhet në vend për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të menaxhuar qarkullimin e mjeteve në zonë.

Ky aksident ngre sërish shqetësimin për sigurinë rrugore dhe kujdesin e drejtuesve të automjeteve, sidomos në zona me trafik të lartë si Orikumi gjatë sezonit veror.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit